Gostivar: Dy persona dyshohet se janë paraqitur rrejshëm si zyrtarë, me qëllim të dëmtimit të bashkësisë fetare


Me datë 08.08.2022 në ora 15:20 në SPB-Tetovë, B.S. (48) nga Gostivari, ka raportuar se personat A.B. (67) dhe H.S. të dy nga Gostivari që nga fundi i vitit 2017 dyshohet se janë paraqitur rrejshëm si zyrtarë, me qëllim të dëmtimit të bashkësisë fetare dhe nuk kanë qenë të autorizuar të mbajnë simbole të bashkësisë fetare, si dhe në emër të personit E.B. i cili ka pëlqim për shërbime fetare, mësime fetare dhe manifestime të tjera i cili ka qenë me afat të skaduar, kanë dërguar kërcënime dhe ka tentuar të pengojë personat e autorizuar dhe besimtarët që të kremtojnë festat fetare. Rasti është duke u zbardhur dhe do të vijojë parashtresa përkatëse.TS