Fiton miliona euro dhe shfaqet në stërvitje me një makinë “lodër”, Xhaka thyen rrjetin

Granit Xhaka është bërë qesharak në rrjetet sociale pasi është parë nga fansat me një makinë më të vogël se Smarti gjatë dokumentarit të klubit “Gjithçka ose asgjë”.

Shikuesit e këtij dokumentari të klubit Arsenalit kanë mbetur të shokuar kur në një episod shohin Granti Xhakën i cili paraqitet në stërvitje me një makinë të çuditshme dhe përshëndetet nga shoku i skuadrës, Cedric Soares.

Cedric e pyet Xhakën i habitur: “Çfarë është kjo makinë?”

Xhaka u përgjigj: “ Vëlla, kjo është makina më e mirë e të gjitha kohërave.”/ h.ll/abcnews.al