Erzeni bëhet “top”, ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovës firmos me shijakasit

Erzeni nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato, pasi shijakasit kanë si qëllim kryesorë qëndrimin mes më të mirëve në superligë.

Në këto kushte që të arrihet objektivi i vendosur nga drejtuesit duhen përforcime që premtojnë. Erzeni ka njoftuar ditën e sotme afrimin e radhës. Ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovës, Xhelil Asani ka firmosur me shijakasit , ndërsa do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit.

26-vjeçari do të përforcojë kështu repartin e mbrojtjes, ndërsa rikthehet kështu në Superiore, pasi në sezonin 2015-2016 ka qenë pjesë e Bylisit dhe ka qenë gjithashtu pjesë e Shkëndijës së Tetovës në Superligën e Maqedonisë së Veriut në 2017/2018.