Chelsea ka dështuar për të fituar në St Mary Stadium të Southamptonit ku ka humbur me rezultat 2-1. Lavia (28’) dhe Armstrong (45+1’) shënuan për Southampton. Sterling (23’) shënoi për Chelsea
Edhe një hap fals i Chelsea.
Blutë e Londrës janë duke bërë sezon me luhatje në këtë fillim, ku nga pesë ndeshje të luajtura tani kanë dy humbje, dy fitore dhe një barazim.
Chelsea kështu humb ndeshjen e dytë në Premier Ligë në xhiron e pestë derisa është në vendin e 8-të, kurse Southampton me këtë fitore ngjitet në vendin e 7. Të dy skuadrat kanë nga 7 pikë.
Southampton i shkon Wolves në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet në vikend, kurse Chelsea do të luajë në Stamford Bridge në një derbi të radhës së Londrës, kundër West Ham United.