E plagosi partnerja me armë zjarri, publikohet foto e parë e Vali Corleones me fashë në këmbë

Vali Corleone është shfaqur publikisht për herë të parë pasi u plagos nga bashkëjetuesja 22 vjeçare në shtëpinë e tij në Gjilan. Ai ka lënë spitalin, ku po kurohej për shkak të plumbit që mori në këmbë.

LEXO EDHE: “E plagosi në dhomën e ndenjes”, Gjykata jep masën për 22-vjeçaren që qëlloi Vali Corleonen

Edhe në fotografinë e siguruar nga mediat vendase, shihet pranë një personi dhe me një fashë në këmbë.

Kujtojmë që dje, Vali reagoi lidhur me ngjarjen, duke thënë se ka qenë vetë ai që i ka kërkuar ta qëllonte.

“Po jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vet dhe që e kam si çik e imja, dhe e kam si çik timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistoletë me plumb në këmbën e djatht sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë…

Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe o thash çikës “Më gjuaj tani”! Ajo më tha “Jo babi nuk mundem”. Unë i thashë “Më gjuaj se jam King”. Kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty se nuk zbaton rregullat e bastit të lojës.

Më kuptove qika ime e vogël. Kam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire. Dhe çika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorave professional, me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja”, u shpreh ai./abcnews.al