Durmishi nga Xhepçishti: Na jepni votën ta bëjmë shumicën


Bartësi i listës së këshilltarëve të Lëvizjes Besa, Besar Durmishi mbrëmë në tubimin e tij kërkoi mbështetje nga banorët e Xhepçiçtit ku sipas tij Lëvizja BESA po rritet dhe fitorja është e sigurtë.
“Përkrahja po na shtohet dita ditës, në Xhepçisht dhe gjithandej. Fitorja do të jetë shumë e madhe, kjo po na aprovohet në çdo tubim nga çdo qytetar.
Në Tetovë do votohet me shumicë për Shumicën e Re”, është shprehur mbërmë Durmishi në Xhepçisht.

Nga ana tjetër në anketat e fundit nga IPIS, Lëvizja BESA ka rrënie ku është duke u barazuar me ASh-në e SELËS, ndërsa BDI është favorite edhe kësaj radhe që rpitet të fitojë këshillin komunal. /TS/