Deklarohet ambasadori i SHBA-së, e mirëpret shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, e ka mirëpritur vendimin e liderëve të Kosovës, për të pezulluar përkohësisht zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Mes tjerash, ai shkruan në twitter se që të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar, përcjell Klankosova.tv.

”SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.