Marc Cucurrela ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Chelsean.
Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Cucurrela do të kalojë te Chelsea, në momentin që do të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.
Përfaqësuesit e Chelseat dhe Brightonit do të takohen sot për të përfunduar marrëveshjen, transmeton Klankosova.tv.
Për Cucurrellan kishte shprehur interesim edhe Manchester City, madje planifikonin të dërgonin ofertë për të.
Spanjolli gjatë sezonit të kaluar ishte i dalluar te skuadra e Brightonit, gjë që ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij.