Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një konferencë të përbashkët në Prishtinë me homologen Vjosa Osmani.
Begaj siguroi Osmanin për mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, ndërsa tha se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar.
Lexo edhe: Begaj nis vizitën e parë si president në Kosovë, pritet me ceremoni nga Vjosa Osmani
Presidenti theksoi se është i lumtur që viziton shtëpinë e Shqiptarisë.
“Jam shumë i lumtur për ftesën tuaj. Vij në shtëpi. Në shtëpinë e shqiptarisë. Aty ku shtëpia është e zotit dhe e mikut. Dy dialekte dhe një gjuhë. Dy republika dhe një komb. Kjo është harta jonë patriotike për rrugën drejt Brukselit.
Së bashku fituam luftën dhe bashkë do të luftojmë për të ruajtur paqen. Kjo është motoja në çdo kulm kulle dhe çdo pëllëmbë të kësaj toke që quhet Dardani.
Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijim e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë dhe identitet kombëtar nuk do arrijë të zbehë përpjekjen. Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
UÇK faqe e ndritur që bën krenar çdo shqiptar. Hapja e negociatave me BE për Shqipërinë një hap shumë i mirë për të gjithë shqiptarët. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar. Unë sigurova presidenten Osmani për mbështetjen e Shqipërisë për liberalizimin e vizave për Kosovën”, u shpreh Begaj.
Kjo është vizita e tij e parë që pas marrjes së postit të Presidentit më 24 korrik.
Vizita e Begajt u bë me ftesë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Në ora 12:15, presidenti i Shqipërisë do të takohet me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Dhe në orën 13:00 ka në agjendë takimin me kryeministrin Albin Kurti. Po ashtu, ai do të bëjë homazhe te varri i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në orën 15:45.
Begaj do të bëjë homazhe edhe në varrezat e familjes Jashari në orën 16:35.
Agjenda e plotë:
E hënë, 15 gusht 2022
10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu,
Presidente e Republikës së Kosovës.
10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve
(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)
Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.
10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës
Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.
10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.
11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.
11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.
12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së
Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.
13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.
13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,
Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.
15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.
16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.
Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.
E martë, 16 gusht 2022
Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:
09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.
09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.
10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.
10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.
11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.
12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).
13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.
14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.