Barçës “i duhet profit 17 milionë funte” nga shitja apo lirimi i pagave të lojtarëve, për ta regjistruar Kounde

Barcelona thuhet se janë në “ankth për të larguar lojtarë” pasi që klubit të La Ligës i duhet të rritë profitin 17 milionë funte për ta regjistruar lojtarin e tyre të ri në kohë për ndeshjet e tyre të ardhshme të ligës

Kounde ka munguar në dy ndeshjet e para të ligës pasi ju bashkua Barçës për 46 milionë funte nga Sevilla dhe është i vetmi nga lojtarët e blerë të Barçës këtë verë që nuk është regjistruar ende.

Paratë që duhet për ta regjistruar Kounde mund të lidhen vetëm duke shitur disa nga lojtarët, me Pierre-Emerick Aubameyang dhe Memphis Depay që janë lidhur me një largim nga skuadra shumë shpejt.
Sipas të përditshmes spanjolle AS, Barcelona “besojnë” shumë se ata duhet të kenë profit 17 milionë funte për ta regjistruar Kounde para se të përfundojë afati i transfereve në fund të shtatorit.

Por, raporti thotë se ka disa probleme në përpjekjet e Barcelonës për t’u liruar nga disa lojtarë të panevojshëm, me Martin Brathwaite që duket i “pa interesuar që të ndryshojë ambient”, pavarësisht se Real Mallorca ka shprehur interesim për ta marrë atë.