Bangladeshi do të mbyllë shkollat për një ditë më shumë çdo javë dhe do të reduktojë orët e punës për të lehtësuar mungesën e energjisë elektrike, thotë një zyrtar qeveritar.
Muajin e kaluar, kombi i Azisë Jugore filloi ndërprerjet e përditshme dyorëshe të energjisë.
Protestuesit kanë dalë në rrugë javët e fundit pasi qeveria ngriti çmimet e benzinës me më shumë se 50 për qind.
Lufta në Ukrainë ka rritur koston e importit të karburantit dhe ka dëmtuar ekonominë e Bangladeshit dhe rezervat valutore.
Të hënën, sekretari i kabinetit të Bangladeshit, Khandker Anëarul Islam tha se shkollat - të cilat më parë ishin të mbyllura vetëm të premteve – tani do të mbyllen edhe të shtunave.
Në rrethana normale, shkollat në Bangladesh janë të hapura për gjashtë ditë në javë – të hënën, të martën, të mërkurën, të enjten, të shtunën dhe të dielënm shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Ndërkohë, zyrat qeveritare dhe bankat do të shkurtojnë orarin e tyre të punës në shtatë orë në ditë, në vend të tetë orësh. Megjithatë, zyrat private do të lejohen të caktojnë orarin e tyre të punës, tha Islam.
Ai shtoi se qeveria do të vazhdojë të sigurojë energji për fshatrat, duke përfshirë orët e para të mëngjesit kur ujiten të korrat.
Shumë pjesë të Bangladeshit dihet se mbeten pa energji elektrike për më shumë se dy orë në ditë.
Vendi prodhon pjesën më të madhe të energjisë elektrike nga gazi natyror, një pjesë e të cilit importon.
Zyrtarët kanë mbyllur të gjitha termocentralet e vendit me naftë, të cilat përbëjnë rreth 6 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në Bangladesh, për shkak të rritjes së kostos së importeve të karburantit.