Pierre-Emerick Aubameyang raportohet se ka qenë viktimë e një grabitjeje të dhunshme, sipas medieve spanjolle.
Sipas Daily Mail, rreth orës 1 të mëngjesit të së hënës, të paktën katër persona u ngjitën në kopshtin e pasmë të shtëpisë së Aubameyang në Castelldefels.
Sipas Policisë, grabitësit e kanë kërcënuar me armë zjarri, shufra hekuri dhe e kanë rrahur, transmeton Klankosova.tv.
Ata vazhduan të frikësojnë Aubameyang dhe gruan e tij ndërsa përpiqeshin të hapnin një kasafortë.
Grabitësit hapën me sukses kasafortën dhe morën disa bizhuteri para se të largoheshin.
Ata mësohet se janë larguar me një makinë të tipit Audi A3 të bardhë.
Gruaja e Aubameyang, Alysha Behague, njoftoi policinë për atë që kishte ndodhur.
Sulmi erdhi vetëm disa orë pas ballafaqimit të Barcelonës në La Liga kundër Valladolidit në Camp Nou.