Atentati në Vlorë, Artan Hoxha: Kujdes spiunët, autorët zhduken pa lënë gjurmë, sezoni veror vazhdon

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me atentatin me dy viktima që tronditi Vlorën këtë mëngjes.

I revoltuar nga ngjarja e rëndë, Hoxha shkruan në Facebook, se ashtu sikur se tashmë është bërë e udhës, autorët zhduken pa lënë gjurmë, ndërsa thotë se emrat e viktimave nuk janë identifikuar ende nga policia, gjë që sipas tij tregon pamundësinë e policisë për të zbardhur ngjarjen në kohë.

“Policia leshon njoftim për te “sqaruar” dhe “qetesuar” publikun,… Se ne Vlore tashme eshte e sigurte, qe jane vrare dy persona(Cilet?! Nuk e dime).
Ndersa tre autoret sipas zakonit jane zhdukur pa lene gjurme(Cilet jane?! Nuk e dime),
duke i hapur pak pune edhe sherbimit zjarrfikes te Fierit…

Me qarte se kaq çfare te thone me shume?!!! Dikur të pakten gjenim emrat e viktimave, tani mire qe nuk e dime kush jane vrasesit, por nuk e dime as ke kane vrare…
Sezoni veror vazhdon….Kujdes nga spiunet…“, shkruan Hoxha në Facebook.

Kujtojmë se autorët i kanë ndjekur viktimat, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.

Dyshohet se autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët.

Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, makina e viktimave doli nga rruga dhe përfundoi një kanal pranë mbikalimit të Panajasë.

Lexo edhe: Atentati në Vlorë, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

Ndërkohë, një makinë e djegur është gjetur në fshatin Frakull në Fier, e vila dyshohet se i përket autorëve. /abcnews.al