Andrea Belotti i qartë, ultimatum Romës për të vendosur

Andrea Belotti nuk rinovoi me Torinon dhe është ende lojtar i lirë. Sulmuesit italian nuk i mungojnë ofertat.

Roma është një nga klubet që e dëshiron sulmuesin e spikatur në Serie A, por më parë klubi verdhekuq kërkon të lirojë një vend në repartin e avancuar.

Belotti nga ana tjetër nuk dëshiron të presë shumë, pasi edhe Galatasaray i ka bërë një ofertë të mirë. Ai i ka dhënë tre ditë kohë Romës që të qartësojë idetë dhe t’i kthejë një përgjigje.