Aksident me vdekje në Rrogozhinë-Elbasan, makina bëhet “petë” nga kamioni


Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në rrugën, pak minuta më parë në rrugën Rrogozhinë-Elbasan, afër “Bishtit të Zhurit”.

Një makinë është tip “Benz” është përplasur me një kamion.

Ndërkohë mësohet se trupi i personit që ndodhej në automjetin tip “Benz” nuk është nxjerrë ende nga makina.

Nga pamjet e siguruara nga Abc duket se përplasja ka qenë aq e fortë, sa që makina ka përfunduar poshtë kamionit.