Rio Ferdinand beson që sulmuesi donte ta poshtronte ish sulmuesin e Liverpool
Cristiano Ronaldo ia doli mbrëmë që të jetë temë e titujve të lajmeve falë veprimeve të tij para ndeshjes derbi në mes të Manchester United dhe Liverpool.
Ylli portugez, i cili nuk ishte titullar në ndeshjen e mbrëmshme, vendosi që t’i ofrohej komentatorëve të Sky Sports që ishin të pranishëm në fushë para fillimit të ndeshjes.
Ronaldo i përshëndeti të gjithë ata, në përjashtim të Jamie Carragher, i cili ka qenë një kritik i hapur i sulmuesit para ndeshjes së madhe.
Duke ju adresuar vetëm Gary Nevilleit dhe Roy Keane, ylli i United dëshironte ta bënte të qartë para të gjithëve që ai po e injoronte ish mbrojtësin e Reds.
Rio Ferdinand, i cili tërë karrierën e kaloi në Manchester United, ka dhënë mendimet e tij për sjelljen e Ronaldos.
“Duke e njohur Cristiano Ronaldon, si dhe të qenit shumë i zëshëm në kritika të Jamie Carragher për CR7 ky është një problemi”, tha Ferdinand në FIVE.
“Me besoni, Cristiano kur i ka parë ato komente ka menduar të vinte aty dhe t’ia bënte me dije paksa atij…se ai ka nevojë që të qetësohet, ta poshtronte atë dhe këtë t’ia tregonte të gjithëve dhe këtë ta bënte drejtpërdrejt në televizion”.
“Cristiano është një person kalkulant, ai është shumë i vetëdijshëm çfarë është duke ndodhur, ai nuk është dikush që shkon në shtëpi dhe fik televizionin”.
Motivimi i CR7
Ronaldo kohëve të fundit ka treguar se sa është i informuar për atë çfarë shkruhet e flitet për të, madje për këtë ka kthyer edhe një përgjigje për fansat e tij në Instagram që spekuluan duke thënë se e ardhmja e tij është jashtë Unitedit.
“Ata do ta njohin të vërtetën në një intervistë pas disa jave”, tha lojtari i United në këtë postim. “Mediat po ju gënjejnë. E kam një fletore dhe muajve të fundit i kam shënuar 100 lajme që janë shkruar për mua, vetëm pesë janë të saktë. Imagjinoni pra sa. Cilët janë, do të marrin bakshish”.
Ferdinand ka vazhduar për të treguar edhe një anekdotë për përcjllen e mediave nga Ronaldo ku ishte i involvuar edhe Messi.
“Unë e kam thënë gjithmonë këtë, ai i përdorë komentet e njerëzve dhe rrjeteve sociale si një derivat për ta qenë më i miri në fushë dhe e ka bërë këtë prej që ka qenë fëmijë”, tha Ferdinand.
“Kushdo që flet keq për të në media ai e di atë. Ai ma kujtoi Gary Lineker njëherë për disa gjëra si dhe shkakun e madh që Gary Lineker është një fans i madh i Messi. Isha duke menduar ‘vlla ti nuk je as në këtë vend si ia del ta shikosh këtë’. Pra, ai i di të gjitha”, tha Ferdinand.