50-vjeçarja qëllohet me grusht dhe sulmohet seksualisht në mes të ditës

Një grua u rrëzua pa ndjenja dhe më pas u sulmua seksualisht në një park në mes të ditës.

Viktima, rreth të 50-tave sapo kishte hyrë nga një dyqan Boots dhe ishte ulur në një stol kur u sulmua.

Ajo mori një goditje të papritur në kokë në Bournemouth Central Gardens në Dorset, Angli të premten e kaluar.

Pas 3 orësh ajo shkoi në spital dhe i tha policisë se ishte sulmuar seksualisht dhe i vodhën telefonin, kartën bankare dhe sendet e tjera.

Policia tha se sulmi ndodhi gjatë një kohe të ngarkuar të ditës kur turistët po vizitonin plazhin e afërt të Bournemouth, shkruan The Sun.

Detektivi Evelyn Ahmadi, nga Bournemouth CID, tha: “Ne kemi nisur një hetim të plotë për këtë incident dhe kemi kryer një numër hetimesh, duke përfshirë një rishikim të pamjeve të disponueshme të CCTV.”

Policia i ka bërë thirrje dëshmitarëve që të japin informacione në lidhje me ngjarjen.