Paris Saint-Germaini ka bërë të ditur se ka zgjatur kontratën e mesfushorit Ayman Kari, i cili është vetëm 17 vjeçar.
Ai ka zgjatur kontratën deri në vitin 2024, transmeton Klankosova.tv.
“Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e Ayman Karit. Mesfushori tashmë është i lidhur me klubin kryeqytetas deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ayman Kari, karrierën e filloi në US Villejuif, derisa ekipit të rinjve të PSG-së, iu bashkua në moshën 11 vjeçare. Më pas ka luajtur me U17, derisa tani luan si titular me U19.
Ai gjithashtu ka zhvilluar tri paraqitje për Francën U18.