Zelensky: S’i japim tokë Rusisë që të ndalet lufta

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina nuk është e gatshme që t’i japë tokë të saj Rusisë.

Ai tutje tha se Ukraina është e vendosur se një lëshim për territor nuk do të jetë pjesë e asnjë negociate diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

“Ukrainasit nuk janë gati të japin tokën e tyre, të pranojnë që këto territore i përkasin Rusisë. Kjo është toka jonë. Ne gjithmonë flasim për këtë dhe kemi ndërmend ta vërtetojmë”, ka thënë Zelensky për CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ai gjithashtu foli edhe për dorëheqjen e kryeministrit britanik, Boris Johnson, ku u shpreh i bindur se politika britanike e Britanisë ndaj Ukrainës nuk do të ndryshojë.

“Unë jam i sigurt se politika e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës nuk po ndryshon për shkak të dorëheqjes së Boris Johnson. Marrëdhëniet tona padyshim fituan shumë nga Boris Johnson. Ne kaluam shumë momente dramatike”, është shprehur Zelensky, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Johnson ishte njëri prej liderëve të parë botëror që e vizitoi Kievin gjatë luftës që po vazhdon të zhvillohet ende në Ukrainë.