Zelensky shkarkon kreun e agjencisë së Intelegjencës, dyshime për tradhti

Duke cituar raste të shumta tradhtie sipas tij në këto institucione kyç të vendit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga detyra kreun e agjencisë Inteligjencës SBU, dhe prokuroren e Përgjithshme.

Sipas Zelenskyt, më shumë se 60 ish-punonjës tani po punojnë kundër Ukrainës në zonat e pushtuara nga Rusia. Një total prej 651 rastesh bashkëpunimi dhe tradhtie ishin hapur kundër zyrtarëve të zbatimit të ligjit, u shpreh presidenti. Dy zyrtarët e lartë vetë, Ivan Bakanov dhe Iryna Venediktova, nuk kanë bërë ende asnjë koment.

“Një grup i tillë krimesh kundër themeleve të sigurisë kombëtare të shtetit… shtrojnë pyetje shumë serioze për krerët e dy organizatave në fjalë. Secila nga këto pyetje do të marrë përgjigjen e duhur”.

Detyrat e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm i janë dorëzuar Oleksiy Symonenko, thuhet në njërin prej dekreteve. Symonenko deri më tani ka qenë zëvendësprokuror i Përgjithshëm. Bakanov, një mik dhe ish-partner biznesi i Zelenskyt, ka udhëhequr me SBU-në që prej gushtit të vitit 2019, ndërkaq Venediktova ishte emëruar kryeprokurore në mars të vitit 2020. As Zelensky, por as në dekretet e nënshkruara, nuk tregohet se kush do të marrë udhëheqjen e SBU-së.