Xhelal Sveçla: Historia e shtetndërtimit tonë mban emrin e Enver Zymberit

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ka përkujtuar policin Enver Zymberi, i cili ra heroikisht 11 vjet më parë në aksionin për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veriun e Kosovës.

Për të nderuar veprën e Zymberit, Sveçla ka vendosur lule tek vendi ku u vra ai para më shumë se një dekade, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.

I pari i Punëve të Brendshme tha se historia e shtetndërtimit e mban emrin e Enver Zymberi.

“Historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë. Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij”- tha Sveçla.