Von Der Leyen: Sa çast prekës dhe historik për Shqipërinë dhe BE-në, mund të jeni krenarë për atë që keni arritur
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e negociatave. Përmes një videoje të shfaqur në koncertin festiv që po mbahet mbrëmjen e sotme në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë, Von Der Leyen ka nxitur shqiptarët që të vazhdojnë me frymën që kanë nisur për një të ardhme evropiane.
Ursula Von Der Leyen: Sa çast prekës dhe historik për Shqipërinë dhe për BE-në. Prandaj, edhe pse nuk mund të jem me ju personalisht sonte, jam shumë e lumtur të jem pjesë e festimeve tuaja. Mund të jeni vërtetë krenarë për atë që keni arritur. Urime nga thellësia e zemrës sime. Ne më në fund mundëm të nisim negociatat dhe ky është para së gjithash suksesi juaj. Falë jush mbi të gjitha, ju siguruat që të hapen negociatat, çuat në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e saj evropiane.
Ju forcuat shtetin ligjor duke rritur luftën kundër korrupsionit.
Një e ardhme e bërë nga në Evropë, e bërë nga ju. Ju i bëtë këto sepse ju donit për të mirët e vendit tuaj. Sonte, dua të ju nxis që të vazhdoni me këtë frymë. Është plot me mundësi për të punuar së bashku, mundësi të reja biznesi dhe një jetë më të mirë për shqiptarët. Ju uroj një koncert të mrekullueshëm. Faleminderit.