Filmi i metrazhit të gjatë “Vera andrron detin”, me skenar të Doruntina Bashës dhe regji të Kaltrina Krasniqit mbrëmjen e së mërkurës pati premierën e tij para publikut në Shkup, informon PRESSonline.mk
Adhurues të filmit, kulturës, artit, personazh të njohur të jetës publike e politike të Maqedonisë së Veriut u tubuan të mërkurën në hapësirat e hapura të Qendrës Tregtare të Qytetit në Shkup për të shikuar premierën e filmit “Vera andrron detin”. Filmin i cili po shënon suksese në botë duke rrëmbyer çmime të shumta në festivale me renome ndërkombëtare.
“Vera andrron detin” flet për Verën, gruan e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazish gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri edhe në ditët e sotme.
Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj.(PRESSonline.mk)