Aktori i njohur amerikan Mickey Rourke është treguar i ‘pamëshirshëm” ndaj kolegut të tij dhe i pa interesuar për suksesin e filmit “Top Gun: Maverick”.
“Nuk do të thotë asgjë për mua,” tha Rourke, kur Pierce Morgan e pyeti se si ndihej kur shihte e Cruise’in me “Top Gun: Maverick”, vazhdimi i filmit të vitit 1986, në krye të box Office me 1.2 miliardë të arkëtuara.
“Ai e ka të njëjtin rol qe 35 vjet,” komentoi Rourke, duke shtuar, “Unë nuk kam asnjë respekt për këtë. Nuk më interesojnë paratë dhe fuqia”.
“Jam i interesuar të shikoj Al Pacinon dhe veprat më të hershme të Chris Walken, De Niros, Richard Harrisit dhe Ray Winstone’it. Ky është lloji i aktorit që dua të jem. Ashtu si Montgomery Clift dhe Marlon Brando në atë kohë.”
“Nuk mendoni se Tom Cruise është një aktor i mirë?” pyeti Morgan. “Unë mendoj se ai është i parëndësishëm në jetën time,” u përgjigj Rourke.