Policia e Kosovës njofton se ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
“ Ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.”, thuhet mes tjerash në njoftim të Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.