Shtohen thirrjet për dorëheqje ndaj kryeministrit britanik, Johnson i injoron

Orë vendimtare paraqiten për mbijetesën politike të kryeministrit britanik Boris Johnson, pas dorëheqjes së dy eksponentëve kryesorë. Një grup ministrash të kabinetit të tij, duke përfshirë edhe shefin e grupit parlamentar të konservatorëve, po I kërkojnë kreut të qeverisë që të japë dorëheqjen.

Nadim Zahaui, i emëruar vetëm dje si ministër i Financave, besohet të jetë mes atij grupi, po ashtu edhe ministra të tjerë e zyrtarë të lartë të qeverisë. Me arsyetimin se kanë humbur besimin tek kryeministri, dorëheqjen e kanë dhënë të paktën 34 ministria dhe ndihmës ministra që prej të martës.

Johnson, i cili dëshmoi përballë parlamentarëve britanikë, garantoi se do të vazhdojë të jetë në drejtim të qeverisë, pavarësisht presioneve.

Në këtë situatë ai erdhi pas zemërimit për skandalin e festave në pandemi dhe pas neglizhencës ndaj akuzave kundër ish shefit të grupit parlamentar, Kris Pinçer, për sjellje të pahijshme.