Shqipëri/ Arratiset oligarkja Vilma Nushi

130 milionë euro është vlera e koncesionit të Check Up të dhënë oligarkes së Shëndetësisë Vilma Nushi nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Ky i fundit dha dëshminë e tij për më shumë se 8 orë ditën e djeshme në SPAK, ndërsa Nushi nuk po bëhet e gjallë.

Oligarkja është urdhëruar të dorëzojë në SPAK të gjithë dokumentacionin që disponon për dosjen e koncesionit.

Në mënyrë të paligjshme ajo i ka shitur burrit të mbesës 50% të koncesionit dhe pas denoncimeve në media ka riblerë me po 300 mijë euro nipi i saj Endrit Hido.

Sipas “JOQ”, duket se Nushi ka “avulluar” nga sipërfaqja e Tokës teksa ka kuptuar se Rama, do e lëshojë bashkë me Beqajn.

Ajo nuk është paraqitur në SPAK dhe i kanë zbarkuar agjentët e BKH në zyrat e biznesit për të sekuestruar dosjet.

Të shtunën, ata kanë zbarkuar në zyrat e Nushit në Farkë dhe aty nuk kanë gjetur askënd. Nuk kanë mundur as ta kontaktojnë në telefon, teksa i kanë lënë afat deri të mërkurën.

Nuk dihet nëse kjo është një manovër për të fituar kohë apo oligarkja e shëndetësisë Vilma Nushi ia ka mbathur?!/insajderi/