Serbia nuk iu bashkua masave të reja të BE-së kundër Iranit

Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Ballkani Perëndimor që nuk ka respektuar masat e reja kufizuese të unionit kundër Iranit.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell njoftoi sot se vendimit të miratuar nga Këshilli Evropian më 27 qershor i janë bashkuar vendet kandidate.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia, vendet e EFTA-s Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia dhe anëtarë të Zonës Ekonomike Evropiane i kanë vendosur sanksione shtetit aziatik, raporton b92.

Këto vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimin e Këshillit dhe BE-ja e merr parasysh këtë angazhim dhe e mirëpret atë, shtohet në deklaratë.

Theksojmë se shteti serb gjithashtu është një ndër vendet e vetme evropiane që nuk i kanë vendosur sanksione edhe Rusisë, e cila që nga 24 shkurti ka pushtuar Ukrainën.

Ndryshe, Irani dhe shtetet perëndimore po mundohen të arrijnë një marrëveshje të re rreth rritjes së kapaciteteve bërthamore të shtetit islamik.