Seancë e veçantë e Kuvendit për Ilir Metën në përfundim të mandatit

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të veçantë ku presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta, do të mbajë një fjalim para deputetëve kosovarë.

Meta po e përfundon mandatin e tij duke ia lënë vendin Bajram Begajt, dhe sot viziton Kosovën për herë të fundit në këtë mandate.

Ai fillimisht do të pritet nga homologja e tij, Vjosa Osmani, dhe pastaj edhe nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Në përmbyllje të vizitës së tij, ai bashkë me Osmanin do të jetë pjesë e hapjes solemne të Manifestës.