Rusia i konsideron SHBA-të dhe NATO-n si kërcënimet kryesore

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për përditësimin e doktrinës detare ku përshkruhen kufijtë detarë të vendit dhe NATO e Shtetet e Bashkuara konsiderohen si kërcënimet kryesore të Rusisë.

Dekreti, që u nënshkrua më 31 korrik në Ditën e Marinës, hyn në fuqi menjëherë.

Në doktrinë përmenden aktivitetet dhe rritja e mundshme e aleancës ushtarake të NATO-s, dëshira e pretenduar e SHBA-së për të dominuar detet dhe supozimet se dëshiron të ketë pretendime mbi territorin e Rusisë. Në doktrinë po ashtu përmenden si kërcënim për sigurinë e Rusisë një sërë shtetesh të huaja.