Sulmet raketore ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës kanë vrarë të hënën të paktën tre persona dhe plagosën shumë të tjerë, përfshirë edhe fëmijë, ka bërë të ditur administrata lokale, duke i përshkruar sulmet në Kharkiv si “terrorizëm absolut”.
Forcat ruse kanë goditur objektivat civile vetëm në tri sulme me raketa në qytetin verilindor – një raketë shkatërroi një shkollë, tjetra goditi një ndërtesë banimi, ndërsa e treta u lëshua pranë objekteve të depos së armatimit, ka bërë të ditur kryetari i qytetit.
Ai gjithashtu ka treguar se në mesin e të hospitalizuarve kishte fëmijë të moshës 4 e 16 vjeç. Gjithsej tetë persona janë shpëtuar, kanë njoftuar zyrtarët e emergjencës. Sulmet me raketa janë kryer vetëm dy ditë pasi një sulm me raketa ruse goditi ndërtesat e banimit në Ukrainën lindore, duke vrarë të paktën 19 persona. Më shumë se 20 persona mund të jenë ende të bllokuar në rrënoja.
Rusia ka pohuar vazhdimisht se po godet vetëm objektiva me vlerë ushtarake në luftë. Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se qyteti Chasiv Yarm, i cili ka rreth 12 mijë banorë, u godit nga raketat Uragan, të cilat lëshohen nga sistemet e kamionëve. Ndërkaq, sulmet ruse kanë vazhduar edhe në lindje me autoritetet lokale që kanë njoftuar se bombardimet kanë goditur vendbanimet në kufirin administrativ me rajonin Dontesk.