Moti i ligë, me reshje e erë të fuqishme, ka përfshirë sot edhe komunën e Gjilanit.
Nga mediat lokale, është raportuar edhe për rrëzimin e një vinçi, i cili ka rënë mbi një veturë.
Gazeta Express nga burime brenda Policisë së Kosovës, ka marrë vesh se si pasojë e aksidentit, nuk ka viktima, megjithatë ka të lënduar.
Stuhitë e shpejta dhe të fuqishme kanë qenë karakteristikë e dy ditëve të fundit.
IHMK ka parashikuar mot pjesërisht të vranët dhe me mundësi për reshje lokale shiu edhe për dy dytët e ardhshme.