Pavarësisht spekulimeve mbi të ardhmen e tij, duket se Neymari do të mbetet te Paris Saint-Germaini për kohë të gjatë.
“L’Equipe” ka raportuar së sot, më 1 korrik, është vazhduar kontrata e brazilianit në mënyre automatik.
Sipas mediumit francez, tani kontrata e Neymarit është e vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Në maj të vitit 2021, kur ish-sulmuesi i Barcelonës kishte nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, në marrëveshje ishte përfshirë opsioni për të vazhduar kontratën edhe për dy sezone tjera – në mënyra automatike.
Kësisoj, sipas “L’Equipe”, opsioni i parë u aktivizua më 1 korrik 2021 dhe opsioni i dytë sot, më 1 korrik 2022.
Mediumit francez nga rrethi i lojtarit i është se “janë shumë të lumtur dhe të bindur se Neymari do të arrijë një nga sezonet më të mira të karrierës së tij”.
30-vjeçari te Paris Saint-Geramini ishte transferuar në vitin 2017 nga Barcelona për shumën rekord – 222 milionë euro.
Neymar est désormais lié au PSG jusqu’en 2027
L’extension d’un an du contrat de Neymar avec le PSG est effective depuis ce vendredi. https://t.co/qRzpDM4IkP pic.twitter.com/pEFPgoexZn
— L’ÉQUIPE (@lequipe) July 1, 2022