Ricky Martin akuzohet nga nipi për inçest, rrezikon 50 vite burg

Ricky Martin po përballet me një skandal. Nipi i tij, 21-vjeçari Dennis Yadiel Sanchez e ka akuzuar atë për incest dhe abuzim fizik. Sipas gjykatës, nëse vërtetohet, këngëtari me famë botërore mund të kalojë pesë dekada në burg.

Sipas një raporti të gazetës spanjolle Marca, jo shumë kohë më parë, ndaj Martinit në Porto Riko u lëshuan urdhra ndalimi për dhunë në familje. Identiteti i denoncuesit nuk dihej deri tani, kur vëllai i Ricky Martin, Eric, zbuloi se kush po e ka paditur portorikanin me akuza kaq të rënda.

Martin akuzohet se ka abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht djalin e motrës së tij, Vanessa gjatë lidhjes shtatë mujore që ai pretendon se kishin, e cila përfundoi dy muaj më parë.

Një përfaqësues i Martin i quajti akuzat e abuzimit “krejtësisht të rreme dhe të fabrikuara” në deklaratat për People në fillim të këtij muaji.

Ylli 50-vjeçar, i cili u pa në Los Anxhelos të premten duke filmuar mini-serialin e ri AppleTV+, është thirrur të paraqitet në gjykatë në Porto Riko më 21 korrik për gjykimin e tij.

Akuzuesi i Martinit, që besohet të jetë Sanchez, paraqiti një urdhër ndalimi kundër këngëtarit më 1 korrik sipas ligjit të Puerto Rikos për dhunën në familje. Urdhri i ndalonte Martinit të kontaktonte apo të telefononte me akuzuesin, i cili sipas të njëjtave informacione kishte frikë për sigurinë e tij.

Sanchez ka pohuar se Martin nuk e ka pranuar ndarjen e tyre dhe është parë duke u endur pranë shtëpisë së tij të paktën tre herë. 21-vjeçari pohoi gjithashtu se Martin kishte “konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe droge”. Avokatët e këngëtarit i mohuan menjëherë akuzat, ndërsa po përgatisin linjën e mbrojtjes ndaj Sanchez. /abcnews.al