Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, është përfshirë së fundmi në një debat virtual, i cili ka degraduar deri edhe në përleshje fizike.
Ai publikoi disa ditë më parë në InstaStory imazhin Arben Simonit, i njohur në publik me nofkën BMT, ku shihej i gjakosur në veturë.
Kjo gjakosje ishte rezultat i një dhune fizike të ushtruar nga vet reperi shqiptar mbi të, për shkak se ky i fundit e kishte sharë familjarisht në rrjetet sociale.
Tani një video e publikuar nga portali JOQ në Shqipëri, tregon tërësisht momentin kur reperi Stresi afrohet te vetura e Arbenit dhe e sulmon atë dhunshëm.
Përgjatë gjithë videos së xhiruar, Stresi përmend me krenari që është djali i Sali Lushajt, duke i bërë me dije se nuk është dashur të ngatërrohet me familjen e tij.
“Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen”, dëgjohet duke thënë reperi ndër të tjerash përgjatë videos.