Skuadra e Paris Sen Zhermenit ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Portos, Vitinhja, i cili pati një sezon të mrekullueshëm në Superligën e Portugalisë.
Përmes një postimi në “Tuitter”, skuadra e PSZh-së ka bërë të ditur transferimin e portugezit 22-vjeçar, i cili konsiderohet edhe një ndër mesfushorët më të talentuar për momentin në botë. Ai i bashkohet kampionëve të Francës për shumë e 40 milionë eurove, ndërsa ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, siç kishte raportuar më herët Fabrizio Romano. Vitinja në edicionin e kaluar me Porton në të gjitha garat ka zhvilluar 47 ndeshje, ku ka arritur të shënojë edhe 4 gola dhe ka regjistruar edhe 5 asiste.
Në kohë të njëjtë njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me Muarisio Poketinjon, i cili për shkak të shkëputje së kontratës para skadimit të saj zyrtar (2023), do të arkërojë 10 mln euro. Në vend të tij, në stolin e kampionëve të Francës, do të ulet Kristof Galtie, ish trajneri i Nicës. /