Pse u rrah imami i xhamisë në Lupç të Podujevës? Flasin familjarët e viktimës dhe të të dyshuarve

Pak metra para se të mbërrinte në xhami për namazin e Jacisë, u sulmua fizikisht.

E gjaku i imamit të Xhamisë së Lupçit të Poshtëm është në vendngjarje edhe një ditë më pas.
I rrahur e pamundur të lëvizte si pasojë e kësaj, ai u gjet nga dy besimtarë që po shkonin në xhami për ta kryer ritualin e përditshëm fetar.

E ata lajmëruan menjëherë policinë dhe ambulancën.

Organet e rendit shkuan në vendngjarje dhe pasi hoxha u nis për mjekim, pas hetimeve ata arrestuan tre persona që janë vëllezër me njëri-tjetrin.

Të dyshuar janë B.M 27 vjec, A.M 28 dhe SH.M .25 vjeç, e që njëherit janë vëllezërit e njërit prej personave që gjetën hoxhën e rrahur brutalisht.

Ai ekskluzivisht për T7 ka treguar se familjarët e tij kishin tash e një vit probleme me imamin për çështje që ndërlidhen me fenë.

Për rastin ka folur edhe djali i xhaxhait të imamit, i cili ka dhënë detaje edhe për gjendjen e tij.

Ndërsa, banorët, të cilët gjithashtu kryejnë ritet fetare në xhaminë ku imam është Berisha, japin versionin e tyre për ngjarjen.

E një kushëri i të dyshuarve për rrahjen, ka vetëm fjalë të mira për imamin Berisha.

Në mungesë të imamit të tyre, besimtarët e fshatit Lupç i Poshtëm, këtë të premte i udhëhoqi imami Besim Gashi, që u dërgua nga Bashkësia Islame në Podujeve.

Ai hydben ia kushtoi hoxhës, me ç’rast dënoj aktin ndaj tij.

Bashkësia Islame në Podujeve mbajtën edhe një mbledhje për të diskutuar lidhur me ngjarjen.