-ads3-

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 19:00 janë arrestuar dy persona për kontrabandë me emigrantë, përcjell TV21. Bëhet fjalë për personin S.R. 22-vjeç nga Breza dhe personin E.J. 25-vjeç nga Haraçina. Të njëjtit janë arrestuar në vendin e quajtur “Klisura” në autostradën A1.

“Gjatë kontrollit në automjetin të tip “Audi” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga S.R., me pasagjer E.J. janë gjetur 14 emigrantë ( nga 6 persona nga Siria dhe Pakistani dhe 2 nga Afganistani). Më herët, në orën 18:30, në autostradën A1 në drejtim nga Prdejci në Demir Kapi, automjeti nuk është ndalur në shenjë ndalimi nga policia, ndërsa në momentin e ndalimit, shoferi, pasagjeri dhe emigrantët kanë tentuar të arratisen, por janë ndaluar dhe janë privuar nga liria”, thonë nga MPB.