Ndahet nga jeta sulmuesi rus, Aleksandr Kozlov. Ai ishte vetëm 29 vjeç dhe shkak i vdekjes ka qenë një goditje që ka marrë në tru.
Kjo gjë ka ndodhur gjatë një seance stërvitore me një ekip amator për të cilin kishte luajtur.
Kozlov ka qenë një lojtar i spikatur në moshë të re, pasi me Lokomotiv Moscow ka debutuar 17 vjeç në Champions League.
Sulmuesi ka qenë edhe pjesë e moshave të Rusisë, ndërkohë që ka luajtur me ekipe si Tyumen, Khimki, Tosno, Fakel, Ararat (Armeni), Okzhetpes (Kazakistani). / abcnews.al