PDSH mban kuvend në Gostivar


Në vazhdën e aktiviteteve për organizimin e Kongresit të VIII të Pdsh-së, sonte u mbajt Kuvendi i degës së PDSH-së në Gostivar ku u zgjodh kryesia e re e degës, u miratua lista e delegatëve për Kongresin e VIII të PDSH-së që do të mbahet me datë 07.07.2022 ditën e Enjte në ora 17:30 te pallati i kulturës në Tetovë.

Kryetar i degës së PDSH- së në Gostivar u zgjodh z. Mutalip Abduli.
Punimet e Kuvendit i ndoqi Kryetarja e Këshillit qëndror për
organizimin e Kongresit znj.Fatmire Isaku dhe Kryeyari i partisë z.
Menduh Thaçi i cili mbajti një fjalim rasti para kuvendarëve.