Pacolli kërkon nga kuvendi e qeveria t’i kontrollojnë mediat

Deputetja e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në fjalën e saj sot tha se kërkon vëmendje të qeverisë dhe kuvendit rreth funksionimit të medias në Kosovë.

Vëmendjen e qeverisë dhe kuvendit, Pacolli e kërkoi pasi sipas saj në rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian thuhet se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media.

“Përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe ato online që po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik”.

“Këtu kërkojmë vëmendjen e kuvendit dhe të qeverisë që të marrin masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e medias, transparencës dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, është shprehur Pacolli, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se rezoluta e mirëpret emërimin e bordit të ri të RTK-së, e cila tha se është bërë në mënyrë transparente dhe është bazuar në merita.