Pas takimi me ministrin e Jashtëm polak dhe kryesuesin e OSBE-së, Zbigniew Rau, është shprehur se presin përkrahje në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës nga shtetet që sipas saj, ndajnë vlera të njëjta.
E para e shtetit tha se Kosova me kryesuesin e OSBE-së folën për rolin e saj në mbështetje të institucioneve të vendit përgjatë dy dekadave të fundit si dhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon.
“Kosova është e përkushtuar që të kontribuojë në mënyrë aktive për një Evropë më të bashkuar, më paqësore dhe më demokratike”, ka shkruar Osmani, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ajo tha se Kosova ka shënuar progres të vazhdueshëm në forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë e të drejtave të njeriut.
Kujtojmë se me kryesuesin e OSBE-së momentalisht është duke vazhduar takimi me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e më pas ai do të takohet me kryeministrin Kurti e kryetarin e kuvendit, Konjufca.