Guvernatori i Kentucky-t tha se mund të duhen javë për të gjetur të gjitha viktimat e përmbytjeve të shpejta që kanë mbytur të paktën 25 njerëz kur shirat e rrëmbyeshëm përmbytën qytetet në të gjithë Appalachian.
Sipas AP News, përcjell Telegrafi, guvernatori Andy Beshear deklaroi të shtunën se numri ka gjasa të rritet ndjeshëm si rezultat i përmbytjeve rekorde gjatë disa ditëve të fundit.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore e vazhdueshme”, tha Beshear për Fox News.
“Ne jemi ende në modalitetin e kërkim-shpëtimit. Fatmirësisht, shiu ka pushuar. Por do të bjerë shi më shumë duke filluar nga e diela pasdite”.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpjekjen për të hyrë në zonat e goditura fort, disa prej tyre ndër vendet më të varfra në Amerikë. Ekuipazhet kanë bërë më shumë se 1,200 shpëtime nga helikopterët dhe anijet, tha guvernatori.