Nga era e fuqishme në Tetovë, një dru ka rënë mbi disa automobilë të parkuar (FOTO)


Era e fuqishme, e cila pasdite disa orë ka fryer në Tetovë, ka shkaktuar rënien e një druri mbi disa automjete në bulevardin “Bllagoja Toska” në afërsi të ish shtëpisë së mallërave “Tetovçanka”.

Druri ka ra mbi automobilë të parkuar, ndërsa sipas informatave të para, nuk ka persona të lënduar.

“Pas denoncimit në shërbimin tonë, menjëherë kemi dalë në terren, ku konfirmuam se era e fuqishme ka rrëzuar një dru, i cili ka rënë mbi disa automobilë. Për fat të mirë, në atë moment nuk ka pasur njerëz në afërsi dhe kështu nuk ka të lënduar, por është bërë vetëm dëm material”, deklaroi Avni Ameti, shef i Njësisë zjarrfikëse nga Tetova.

Derisa ka zgjatur intervenimi për prerjen dhe largimin e drurit, policia e ka riorientuar komunikacionin.