Në pritje të takimit Putin-Erdogan, Rusia publikon statistikat, hedh poshtë akuzat se po bllokon qëllimisht eksportin e grurit ukrainas

Në kohën kur presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të diskutojnë mbi eksportin e drithit ukrainas në takimin e tyre sot në Teheran, ministria e jashtme ruse ka lëshuar një deklaratë që pretendon se po “zhvlerëson mitet” në lidhje me eksportet e drithërave të Ukrainës, sipas The Guardian.

Miti: Presidenti Putin po bllokon qëllimisht furnizimin me grurë të botës.

Fakt: Sipas statistikave të OKB-së, 800 milionë tonë drithë prodhohen çdo vit në mbarë botën. Kështu, rreth 20 milionë tonë drithë ukrainase nuk mund ta zgjidhin rrënjësisht problemin.

“Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit. Vitin e kaluar, Ukraina prodhoi rreth 33 milion ton grurë, nga të cilat eksportoi rreth 20 milion ton. Megjithatë, 20 milion ton grurë të cituar nga ministria nuk është i vetmi produkt bujqësor që eksporton Ukraina – vendi prodhon një të tretën e vajit të lulediellit në botë dhe gjithashtu eksporton misër, elb dhe fara.

“Rusia nuk ka bllokuar kurrë eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës. Përkundrazi, ne po bëjmë çmos për të hapur dy korridore humanitare në Detin e Zi dhe atë të Azov.

Problemi është rreziku i lartë i minave dhe kërcënimet e Kievit se do të sulmojnë anijet. Kjo e bën të pamundur lundrimin e sigurt në ujërat e saj territoriale,” tha ministria ruse.

/abcnews.al