Nga Prishtina, zëvendëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană, garantoi se Ballkanit Perëndimor nuk i kanosën kërcënime. Aleanca, theksoi gjenerali, ka një interes strategjik në rajon.
Ai denoncoi në të njëjtën kohë “luftën e palogjikshme dhe brutale” të Rusisë në Ukrainë si dhe “ndikimin e saj agresiv dhe keqdashës mbi Ballkanin Perëndimor”.
“Ne kemi një interes strategjik në Ballkanin Perëndimor. Dua të dërgoj një mesazh shprese për të gjithë njerëzit atje se në fund të gjithë ne do ta gjejmë veten në familjen europiane dhe euroatlantike. Përshëndes vendimet e shteteve anëtare të NATO-s në rajon, të cilët kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes si një reagim i natyrshëm ndaj agresivitetit rus. NATO-ja do të mbrojë të gjithë aleatët dhe çdo centimetër katror të territorit të tyre.”– tha Mircea Geoana
Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, tashmë janë anëtare të NATO-s. Ndërsa Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina janë partnerë.
Pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, krerët e institucioneve të Kosovës njoftuan se vendi do të aplikojë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, që konsiderohet si hapi i parë në procesin drejt anëtarësimit në NATO.
Edhe përpara Geoanës, ata i mëshuan idesë së ky anëtarësim është garancia më e mirë për paqe. Parlamenti gjerman miratoi me shumicë të gjerë votash zgjatjen edhe me një vit të pjesëmarrjes së ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it, ndërsa shumë deputetë u shprehën gjithashtu edhe për liberalizimin e regjimit të vizave.
Shumica e folësve në debatin 40-minutësh në Bundestag theksuan domosdoshmërinë e prezencës gjermane në kuadër të KFOR-it, si faktor stabilizues në rajon.