“Nami” në ishullin e miliarderëve, 15 000 euro tavolina e rreshtit të parë në koncertin e këngëtarit grek, irritohet Nikos Vertis
Artisti i njohur, Nikos Vertis do të performojë sot në ishullin luksoz të Mykonos dhe konkretisht në një beach bar. Megjithatë, ai që po bën xhiron e rrjetit është çmimi marramendës, pasi një tavolinë në rreshtin e parë kushton minimalisht dhe 15 000 euro dhe të interesuarit duhet të paguajnë gjysmën e saj paradhënie, pra 7.500 euro për të siguruar rezervimin.
Çmimi përfshin një menu ushqimore, një vodka tre litra, një shampanjë 1.5 litra dhe një shishe tequila premium.
Tashmë tavolinat e para janë shitur me klientët izraelitë që vijnë nga Tel Avivi posaçërisht për Nikos Vertisin, i cili është veçanërisht i dashur në vendin e tyre.
Rreshtat e tjera të tavolinave janë po aq të shtrenjta, me çmime që fillojnë nga 350 euro për person deri në 850 euro për person. Organizatorët po kërkojnë që njerëzit të jenë në barin e plazhit në orën 22:00 për të filluar procesin e servirjes, me artistin që është planifikuar të dalë në skenë rreth dy orë më vonë./abcnews.al