Rafael Nadal e ka pësuar një këputje prej shtatë milimetrash të muskujve të barkut.
Përkundër kësaj, tenisti spanjoll ende synon të luajë në gjysmëfinalen e Ëimbledonit kundër Nick Kyrgios të premten, raporton Marca.
Nadal iu nënshtrua ekzaminimeve për dëmtimin të enjten pas fitores së mundimshme ndaj Taylor Fritz 3:2 në sete.
36-vjeçari tha se nuk është i sigurt për pjesëmarrjen e tij në turne.
“Nuk mund të jap një përgjigje të qartë sepse nëse të përgjigjem qartë dhe nesër ndodh tjetër gjë, do të jem gënjeshtar”, tha Nadal.