Minatorët e Artanës qe një javë në grevë për shkak të pakënaqësive

Minatorët e Artanës janë në grevë qe një javë për shkak të pakënaqësive.

Klankosova.tv ka biseduar me Flamur Mehmetin, xehëtar në këtë minierë.

Ai tha se nuk janë të kënaqur me aspak me punën e menaxhmentit.

“Ne jemi që një javë në grevë. Kemi shumë pakënaqësi me drejtorin e kaluar Bislim Fetahun, i cili është shkarkuar nga bordi, e në vendin e tij është vendosur shoku i tij Basri Kokolli” – tha Mehmeti.

Sipas tij bordi kryesor i gjigandit metalurgjik “Trepça” vetëm e ka mbuluar dallaverin e menaxhmentit.

Xehëtari shtoi se institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa.

“Bordi i Trepçës vetëm se e ka mbuluar dallaverin e dy shokëve dhe keqmenaxhimin që kanë bërë. Ata e kanë shkarkuar Fetahun dhe në vendin të tij e kanë vendosur Kokollin. Ne i ftojmë institucionet përgjegjëse, ministren dhe gjithë të tjerët të marrin masat e nevojshme” – tha ai për Klankosova.tv.