Mickoski: Nuk na duhet BE nëse ne shkojmë drejt asimilimit


Sonte përpara fillimit të protestës “Ultimatum – Jo faleminderit”, lideri i partisë opozitare VMRO, Hristijan Mickoski tha se propozimi francez është kapitullim për Maqedoninë.

Ai tha se Maqedonisë nuk i duhet Evropa nëse kalon vendi në asimilim.

“Populli i Maqedonisë nuk do ta harrojë këtë. Nuk na duhet Evropa, nëse duhet të asimilohemi”, ishte mesazhi i Hristijan Mickoskit.

“Nuk dua të jem në Evropë sepse kam të drejtë të jem maqedonas, që flet gjuhën maqedonase dhe që lufton për Maqedoninë e tij, për identitetin e tij, për kulturën e tij, për historinë e tij dhe për trashëgiminë e tij. Këtë dua ta porosis sot, dhe kështu porosisin këta dhjetëra mijëra qytetarë, tani pas disa javësh nga ai manifestim madhështor i 18 qershorit”, tha Mickoski.

Siç tha Mickoski, ai i thotë Qeverisë se nuk i intereson mesazhi i Edi Ramës, por i intereson mesazhi i këtyre mijëra njerëzve këtu, dhe kjo është “jo” për propozimin e fundit.

“Ne do të presim, nëse Evropa është e gatshme të na presë ne si vendas të qytetëruar ku e kemi vendin, janë të mirëseardhur, identiteti është para së gjithash”, theksoi Mickoski.

Mickoski shtoi se në protestë ka njerëz nga të gjitha partitë politike, por edhe të pavendosur, që protestojnë kundër qeverisë aktuale.